E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, policia sekuestron 11 kg marijuanë, pranga 2 shqiptarëve dhe italianit

ITALI-Dy shqiptarë dhe një shtetas italian janë arrestuar, në Pescara të Italisë, pasi u kapën me 11 kg marijuanë.

Mediat italiane bëjnë me dije se Edi Rizai 27-vjec, Elton Beharaj 31-vjec dhe Juri Di Blasio, 36 –vjec janë vënë në prang, pasi policia ishte vënë në ndjekje të tyre, teksa ktheheshin nga Lazio ku ishin furnizuar me sasinë e drogës.

Të arrestuarit gjatë momentit të arrestimit udhëtonin në dy mjete të ndryshme, një furgon dhe një automjet tip Mercedez gjatë momentit të ndalimit. Droga e cila kap vlerën e 110 mijë eurove, ishte e shpërndarë në 7 pako. Policia nis hetimet për zbulimin e një rrjeti të mirë organizuar trafikantësh.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›