Bajerni i papërmbajtëshëm, 4-0 me Nurembergun, sytë të Kupa
Edhe pse është shpallur kampion 6 javë para përfundimit të kampionatit gjerman, Bundesligës, Bajerni vijon të fitojë, madje sërish me goleada. 4 gola ndaj Nurembergut janë një tjetër mesazh jo vetëm për rivalët në Gjermani, por edhe për Barcelonën, rivalin e Ligës së Kampioneve, me të cilën do të ndeshet më 23 prill në Mynih. Ka shënuar edhe kosovari Xherdan Shaqiri, që bëhet sërish protagonist. Binte në sy në fitoren e sotme modifikimet në formacion, por edhe lojtarët që janë aktivizuar pak kanë treguar përformancë të mirë. Bajerni barazon kështu rekordin e vjetshëm të Dortmundit, teksa arriti 25 fitore. Ndërkohë, kur mbeten edhe 5 javë deri në fund të sezonit, Bajerni ka si objetkiv të thyejë edhe dy rekorde, atë 81 pikëve brenda një sezoni, aktualisht ka 78 pikë. Ndërsa edhe golaverazhin, rekordi është sërish nga Dortmundi i sezonit të kaluar me 80 gola plus. Aktualisht Bajerni i Mynihut është 70 gola plus, 83 të shënuar dhe 13 të pësuar. Me këtë ritëm, kur mbeten edhe 5 ndeshje për t’u luajtur, me siguri që bavarezët do t’i thyejnë edhe këto dy rekorde, duke qenë absolutë në Gjermani, por pse jo, edhe në Europë. Por më parë, Bajerni në mesjavë (16 prill) ka një tjetër sfidë të rëndësishme, atë të gjysmëfinales të Kupës së Gjermanisë kundër Volfsburgut.
Borusia e Dortmundit gjithashtu ka fituar më goleadë, 6-1 kundër Grojther Furthit të Mavrajt (ka munguar, i dëmtuar. Luajti shqiptari tjetër, Azemi), edhe pse ndeshja është luajtur në transfertë. Me këtë fitore, Dortmundi “blindon” vendin e dytë, duke pritur i qetë më 24 prill Realin e Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.
(E.Ilnica/BalkanWeb)