Pukë, terrorizon fshatin me të shtëna armësh, policia pranga autorit
PUKË-Të shtëna armësh kanë tronditur fshatin Kishaxhi të Pukës, pasditen e sotme. Burime nga policia e qytetit verior pasi kanë identifikuar autorin, Kristian Gjergji janë vënë menjëherë në ndjekje të tij duke bërë të mundur dhe arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një automatik me 2 karikatorë, dhe 2000 fishekë.
Nga hetimet paraprake mësohet se Kristian Gjergji ishte person me precedentë penal, si dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj familjarëve të tij.
(e.m/BalkanWeb)