21 Janari, PD: Rama e harroi me martesën e ‘ngjalave’, drejtësia të hetojë përgjegjësit
TIRANË- Partia Demokratike ka sulmuar ashpër sot kreun e opozitës Edi Rama, duke e akuzuar se 21 Janari i vitit 2011, ishte strategji e tij për të ardhur në pushtet.
Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi, deklaroi se Rama kërkon të fshijë 21 Janarin nga kujtesa, pasi dështoi të vinte në pushtet me tentativën për 'puc shteti', që për fat të keq solli 4 viktima tashmë i gëzohet asaj ë mazhoranca e quan “martesa e re e ngjalava”.
“Edi Rama u rrëfye hapur të Enjten, se ai tashmë është i frikësuar deri në neveritet nga 21 Janari, se ai trembet dhe nuk i pëlqen më të flasë për këtë histori, dhe se tani top-story i tij është koalicioni i ri i “ngjalave.” Madje, ai shkoi edhe më larg kur tha se atyre që vazhdojnë të flasin për 21 Janarin, u ka lënë mallkimin e zotave. Në rrëfimin e tij z. Rama tregoi dhe një herë se i mungon cdo lloj refleksi moral, dhe tashmë është e qartë për të gjithë se ai, si njeriu që manipuloi videon që pårdori si pretekst për 21 Janarin, si organizator kryesor i përpjekjes për të ardhur në pushtet me dhunë, si “kameleon” që u përpoq të përdorte dhimbjen e familjarëve të viktimave si mburojë për krimin e tij të shëmtuar, për atë cka meritoi shaminë në fytyrën e tij, po bën cdo gjë për ti shpëtuar drejtësisë!”, deklaroi Vorpsi.
Partia Demokratike- tha Vorpsi, “i kërkon drejtësisë “të mos ndikohet nga këto lojëra politike, dhe garanton shqiptarët se ajo do të bëj gjithcka për të vendosur drejtësi dhe për të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe nxitësit e dhunës së pashëmbullt ndaj institucioneve, që solli 4 të vrarë!”
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: 21 Janari, PD: Rama e harroi me martesën e ‘ngjalave’, drejtësia të hetojë përgjegjësit