Lirohen 4 gazetarët e marrë peng në Siri
SIRI- Katër gazetarë italianë, të cilët i kishin marrë peng në Siri, janë liruar. Ata i kapën në fillim të këtij muaji teksa po përgatisnin një reportazh mbi konfliktin në Siri. Ka qenë kryeministri Italian, Mario Monti, i cili bëri të ditur një lajm të tillë. Ai u shpreh se katër gazetarët u liruan sot dhe tashmë ndodhen në Turqi.
“Dëshiroj të falenderoj task forcën e Ministrisë së Jashtme dhe të gjitha strukturat e shtetit që me përpjekjet e tyre bënë të mundur zgjidhjen e këtij problemi” u shpreh Monti. Gazetarët që u liruan janë Amedeo Ricucci, Elio Colavolpe, Andrea Vignali dhe Susan Dabbous. Gazetarët u zhdukën pikërisht në momentin kur kishin parashikuar të kontaktonin me Romën.
(e.m/BalkanWeb)