E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaza, dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në një dasmë

Shpërthimi ndodhi në qytetin Khan Younis gjatë ceremonisë së martesës së të afërmit të Mohammed Dahlan, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të presidentit Mahmoud Abbas në Rripin e Gazës deri në marrjen e kontrollit nga rivalët islamikë të Hamasit në vitin 2007.

Dahlan, i kritikuar ashpër nga mbështetësit e Hamasit për sulmet që ai ka kryer kundër grupit kur ai ishte në krye të "Forcave Parandaluese të Sigurisë" të dominuara nga Fatahu në Rripin e Gazës në vitet 1990, u zhvendos në Bregun Perëndimor, pasi Fatahu humbi kontrollin e territorit.

Muaëya Hasanein, zyrtar i spitalit ku u çuan të plagosurit, deklaroi se 52 persona ishin plagosur gjatë shpërthimi, përfshi edhe të afërmin e Dahlan.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›