E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, pranga 2 trafikantëve shqiptarë

Englentian Hasa dhe Artan Bregu

Dy shqiptarë janë arrestua nga policia italiane, pasi u kapën me gjysmë kilogramë kokainë të cilësisë së lartë, e cila kushtonte 100 mijë euro.

Të dy shtetasit shqiptarë akuzohen për shpërndarje të lëndës narkotike. Mësohet së është arrestuar, Englentian Hasa, 25 vjeç, i papunë dhe Artan Bregu, 27 vjeç, i cili punonte në ndërtim.

Policia duke parë lëvizjet e çuditshme të të rinjve, të cilët ishin në bordin e një makine Fiat Stilo, i ndaloi ata ku gjatë kontrollit në makinë u gjet pak më shumë se gjysmë kilogramë kokainë e destinuar për tregun lokal, e fshehur në kroskotin e makinës.

Sipas mediave italiane, kokaina kishte si synim të rinjtë të cilët kishin krijuar varësi nga droga dhe që ishin klientë të përhershëm të tregtarëve shqiptarë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›