Itali, pranga mbretit shqiptar të heroinës
Policia italiane e Padovas arreston një trafikant shqiptar të drogës, i shpallur në kërkim prej 3 vjetësh. Eryn Petja, 32 vjeç, i njohur ndryshe me emrin Gimi, vlerësohej nga autoritetet e drejtësisë italiane si një nga trafikantët më të rëndësishëm të lëndëve narkotike, kryesisht heroinës, mes Italisë dhe Shqipërisë. Petja, edhe pse i shpallur në kërkim ndërkombëtar kishte mundur t’i shpëtonte disa herë arrestimit.
Ai është cilësuar nga media italiane si “mbreti i heroinës”. Eryn Petja ishte dënuar me 17 vjet burg për transport ilegal në kohë të ndryshme të rreth 90 kilogram heroine.Arrestimi i tij u krye në stacionin hekurudhor të Padovas ku mbërriti me tren nga Roma.
Elona Mamushi
< I mëparshmi