Oponenca kolektike në PS, Bello: Rama të reflektojë
Deputeti i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, Marko Bellon në një prononcim për Alsat tha se kryetari Rama do te vertetoje gjate dites se sotme kur te diskutohen ndryshimet statusore, nese do te jete per percarjen e mëtejshme te PS-se, duke përjashtuar deputetet e LMN-se, ose jo.
“Ne kërkonim edhe fraksione, oponencë kolektive, gjë që nuk është pranuar. Me sa duket PS ose shumica e saj nuk e sheh të arsyeshme. Këtë do ta tregojë Kongresi. Ne do të kërkojmë që të aprovohet, por me sa shoh fryma eshtë për të lejuar mendimin ndryshe, por jo veprimin ndryshe në PS. Propozimet janë të njohura. Ato janë depozituar. Janë shprehur edhe më parë. Kemi diskutuar me delegatët për propozimet për oponencën kolektive. Një pjesë me të cilët unë kam biseduar thonë që oponenca kolektive kur partia është në opozitë ndoshta nuk është e mirëpritur. Mendojnë që të bësh opozitë brenda opozitës është më e vështirë në një kohë që duhet të përqëndrohemi tek kundërshtari jonë politik që është PD. Po e ndjek me vëmendje lëvizjet në PS pasi këtu do të duket nëse zoti Rama do ta bashkojë apo do ta përçajë partinë. Unë uroj që zoti Rama të reflektojë dhe të krijojë një frymëmarrje për të gjithë zërat ndryshe brenda partisë sepse në rast se do të veprohet me gjueti shtrigash për të eleminuar ata që mendojnë ndryshe kjo do ta rrudhë PS” tha Bello. < I mëparshmi