Qytetarët ankesa për CEZ: Na quan debitorë, kur i paguajmë faturat me bankë
TIRANE- Natasha Kalja është një ndër shumë qytetarë që i paguan faturat e energjisë me bankë, por që pranë CEZ Shpërndarje rezulton debitore.
Ajo bën të ditur se ka marrë konfirmimin që banka i ka kaluar paratë CEZ-it ditën që ajo ka bërë pagesën, por përsëri rezulton me borxhe në kompaninë e shpërndarjes së energjisë. Natasha Kalaja shpjegon se të gjitha pagesat i kryen me bankë dhe se nuk ka pasur probleme me institucionet e tjera.
“Vajta për të paguar muajin nëntor, dhe më thanë që je debitore për muajin korrik. Mua më lanë të kuptoj që duhet të paguaj në pikat e tyre, sepse edhe njerëzit e tjerë që kishin paguar në banka kishin të njëjtin problem si unë. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë institucion tjetër”, thotë qytetarja.
Për qytetarët pagesa e faturave të energjisë, por edhe faturave të tjera me bankë është lehtësuese, pasi iu kursen atyre kohë dhe iu shmang qëndrimin me orë të tëra në radhë.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Qytetarët ankesa për CEZ