“Ikën” prokurori që hetoi Limajn për korrupsion
PRISHTINË – Nëse EULEX-i e ka konsideruar Fatmir Limajn “peshk të madh”, ka gjasa të vogla për ta kapur atë.
Pesë muaj para përfundimit të afatit ligjor të hetimeve kundër ish-ministrit të Transportit, prokurori gjerman që ishte ngarkuar me këto hetime, Eduard Gurrof, po i jep fund misionit prej prokurori në Kosovë.
Burime nga EULEX-i kanë thënë për “Kohën Ditore”, se prokurori gjerman që ka ushtruar detyrën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale prej largimit të kryeprokurores Isabelle Arnal, nuk ka mundur të siguronte prova të bollshme “për t’i çuar në burg” të dyshuarit në rastin e Ministrisë, ani se në rast ka pasur mbështetjen edhe të kolegut të tij, Johannes Picker.
Largimin e prokurorit Eduard Gürrof, tërthorazi e ka konfirmuar edhe EULEX-i, të enjten, nëpërmjet një përgjigjeje të shkurtër me shkrim. “Misioni nuk komenton për stafin i cili është duke dalë në pension”, ka thënë EULEX-i, dhe ka shkruar se “hetimet janë duke u bërë dhe do të vazhdojnë në të ardhmen”.
Por, hetimet nuk do të mund të kalojnë përtej 23 prillit të vitit të ardhshëm. Me këtë datë bëhen 2 vjet nga nisja e hetimeve. Deri atëherë prokurorët kanë afat ose të ngrenë aktakuzë ose të pushojnë hetimet. Por, burime nga EULEX-i kanë thënë se gjasa më të mëdha ka që hetimet të pushojnë.
(d.b/BalkanWeb)