Volejboll, Vllaznia mundet "në shtëpi" nga Teuta kampione
SHKODËR- Ballafaqimi, Vllaznia-Teuta në volejboll për meshkuj, takim ky i luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin e thellë 0 me 3 në favor të skuadrës mike.
Takimi në fjalë luhej si ndeshje e prapambetur për llogari të javës së 8-të pasi fundjavën e kaluar takimi nuk u zhvillua për arsye të problemeve teknike që shfaqte tapeti i Pallatit të Sportit. 1
E veçanta e këtij takimi ishte fakti se në formacionin e parë të ekipit durrsak Teuta, bënin pjesë edhe dy ish volejbollistët shkodranë, Jukni dhe Kola, të cilët në këtë sezon kanë kaluar tek skuadra durrsake.
Pas ndeshjes, trajneri durrsak, Limaj u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur në Shkodër, pasi sipas tij e mendonte shumë të vështirë këtë ndeshje. Ekipi që ai drejton, si kampion i Shqipërisë, ditët e ardhshme do të jetë pjesë e ndeshjeve të Kupave të Europës, ku në turin e parë do të ballaqohet me turqit e Gallatasarajt.
Ndërsa, për trajnerin shkodran, Artan Kalaja, megjithë humbjen e pësuar, volejbollistët kuqeblu të drejtuar prej tij, me përgatitjen e mirëfilltë që kanë bërë në fazën përgatitore, pritet të kthehen shumë shpejt tek rezultatet pozitive duke filluar që nga ndeshja e radhës për të qënë sërishmi një rival i fortë për fitomin e trofeut.
(d.b/BalkanWeb)