Itali, pritet dorëheqja e Berluskonit

Turma e mbledhur para pallatit presidencial, në pritje të Berluskonit
Takimi i punës mes kryeministrit Berluskoni dhe senatorit të përjetshëm Mario Monti, i cili shihet si shefi i ri i qeverisë së emergjencës, është zhvilluar në një klimë pozitive. Megjithatë, duket se nuk janë zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet për formimin e qeverisë së re.
Lajmin e bëjnë të ditur për mediat italiane dy burime qeveritare.
Takimi Monti-Berluskoni u zhvillua në një klimë pozitive, por ka ende disa pika që çështje që duhet të marrin zgjidhje, kanë thënë burimet.
Ndërkohë, ora 20:30 pritet të shënojë fundin e qeverisë së Berluskonit. Ai pritet të dorëzojë dorëheqjen në Presidencë rreth kësaj ore. Një turmë e madhe është mbledhur para godinës së pallatit presidencial, në pritje të mbërritjes së Berluskonit.