E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin/ Me arme ne kishe, pranga 43-vjecarit

Kurbin- Nje 43 vjecar eshte arrestuar nga policia e Kurbinit ndersa shetiste i armatosur me arme e thike ne brez ne rrugen e Kishes se Shena Ndout. Burime zyrtare bene te ditur se rreth ores 16:00 te se henes arrestuan Niko Popin, banues ne lagjen numer 9 te Lacit. Ne momentin e kontrollit pas informacionit te marre ne rruge operative, i jane gjetur dhe sekuestruar nje arme pistolete, me kreher te vendosur me 7 fisheke dhe nje thike me hapje anesore dhe nje doreze metalike. Policia tha se ka ngritur dy akuza ndaj te dyshuarit, "mbajtje pa leje te armeve te zjarrit" dhe "mbajtjes se armeve te ftohta".

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›