BERAT/ Futet ne banke, tenton te vjedhe klienten
Nje 32 vjecar ka tentuar te kryeje nje vjedhje spektakolare brenda nje banke ne qytetin e Beratit. Shenjestra nuk ka qene vete banka, por nje prej klienteve qe kryente veprimet ne sportel. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:30 te dites se djeshme ne sheshin qendror te qytetit, kur uniformat blu prangosen te dyshuarin Agim Kamberi. I riu ka hyre ne godine dhe eshte vendosur prane nje prej sporteleve pa u vene re nga punonjesit. Banori i lagjes "Jani Vruho" ka qendruar disa minuta ne radhe dhe me pas i ka vjedhur 20 mije leke te S. Pecanit, e cila kerkoi menjehere ndihmen e punonjesve te bankes.
E.H.
E.H.