Shala: Doganat në veri, papjekuri politike

Burime të sigurta bëjnë të ditur për Top Channel se propozimi i ndërmjetësuesit parashikon që te ardhurat te cilat do të mblidhen nga vjelja e tatimeve në keto pika doganore t'ju shkojne komunave të veriut.
Ky do te ishte legalizim i asaj që është kundërshtur me forcë deri tani, krijimi i dy entiteteve te vecanta brenda shtetit te Kosoves. I pyetur rreth ketij propozimi, ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmnet Shala thote se është i papranueshëm
"Eshte nje papjekuri politike dhe kjo eshte zgjidhja me e keqe qe dikush mund te jepte dhe nuk besoj se nderkombetaret do ta pranojne dicka te tille", u shpreh Shala.
Ministri thotë se qeveria e Kosvës po pret vendosjen e misionit të EULEX-it në të gjithe territorin dhe se doganat do të mbeteten kompetence vetem e qeverisë.