E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari: Kosova, shembull i diplomacise parandaluese

Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari e ka cilesuar rastin e Kosoves si shembull te “diplomacise parandaluese”.

Ahtisaari ka theksuar se Kosova ka derguar tek te gjithe diktatoret mesazhin se, nese i keqtrajtojne qytetaret e tyre atehere ata do te perfundojne para gjyqit, duke bere krahasimin me fatin e Sllobodan Milloshevic.

Ne nje interviste per radion suedeze, Ahtisaari ka folur dhe per problemet e tjera nderkombetare, perfshire situaten ne Lindjen e Mesme.

“Ndihem i turperuar qe ende nuk kemi gjetur nje zgjidhje per konfliktin palestinezo-izraelit”, ka pohuar Ahtisari, duke shtuar se mungesa e vullnetit politik eshte arsyeja kryesore e mungeses se progresit ne kete ceshtje.

Fituesi i cmimit Nobel per Paqen thekson se per zgjidhjen e ketij konflikti nuk ka rendesi se kush do te fitoje zgjedhjet ne SHBA dhe shton se eshte bere gabim me qendrimin e nderkombetareve ndaj levizjes se Hamas, qe fitoi zgjedhjet ne Palestine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›