Kroaci,"jo" zbatimit te planit "Sabre"

Keshilli i Sigurise Kombetare ne Kroaci i mbledhur, pas vrasjes se gazetarit Ivo Pukanik dhe kolegut te tij Niko Franic, mori vendimin se Kroacia nuk duhet te implementoje operacionin “Sabre”, i ngjashem me ate te ndermarre ne Serbi pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjic.
I pranishem ne kete takim ishte presidenti, Stjepan Mesic, kryeministri Ivo Sanader dhe te gjithe kreret e partive parlamentare.
Sanader shpjegoi mungon baza ligjore per te ndermarre nje operacion te tille. Ne Kroaci nuk do te shpallet gjendje e jashtezakonshme por do te mobilizohen, gjykatat, policia duke paraqitur analizat e ADN-se per te gjithe te burgosurit dhe USKOK- Zyres per Parandalimin e Korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Gjithashtu versioni i pare i projekt ligjit anti-mafia do te paraqitet ne Parlament te merkuren.
Departamenti i Shtetit ka denuar sulmin duke shpresuar se autoritetet-sic thuhet ne reagimin e Uashigtonit- te cojne fajtoret perpara drejtesise.