Itali, protestë në Vatikani për të denoncuar priftërijntë abuzues
Viktimat e abuzimeve seksuale të kryera nga anëtarë të klerit demonstruan ditë e ejnte përpara Vatikanit duke i kërkuar Papa Benediktit XVI të hapë publikisht dosjet dhe çështjet e klerikëve katolikë pedofilë nëpër të gjithë botën dhe menjëherë të largojë nga detyra të gjithë priftërinjtë kriminelë.
Demonstrata u zhvillua pasi një kardinal e lartë e dënoi atë që ai e konsideroi si një konspirim për të diskredituar Kishën Katolike dhe deklaroi se mund ta kuptonte arsyen përse disa peshkopë përpiqen të mos lejojnë publikimin e disa rasteve të pedofilisë në mënyrë që të mos njolloset emri i mirë i Kishës.
Katër liderë të organizatë SNAP, (Rrjeti i të Mbijetuarve nga Abuzimet e Priftërinjve) me bazë në SHBA, të cilët kanë qenë subjekt i abuzimeve nga priftërinjtë, përfshi përdhunimin dhe marrëdhënie homoseksuale, mbanin nëpër duar fotografitë e tyre kur ishin fëmijë dhe pankarta ku shkruhej "Tani mjaftë me sekrete".
"Do t'i kërkoja Papës nëse do të kishte mirësinë të hapte publikisht çështjet dhe dosjet e Kongregacionit të Doktrinës së Besimit dhe t'ia dorëzojë të gjithë informacionin policisë", deklaroi Barbara Blaine, presidentja e SNAP.