Kriza, Brukseli shpëton Greqine kredi miks BE-FMN
BRUKSEL- Samiti i Bashkimit Europian arrin të gjejë marrëveshjen për ndihmën e Greqisë. Liderët e 16 vendeve që janë pjesë në zonën euro, mbrëmë në Bruksel i kanë hapur rrugë kompromisit të arritur mes Francës dhe Gjermanisë.
Marrëveshja parashikon krijimin e një kornize europiane brenda së cilës mund të aktivizohen kredi dypalëshe të vendeve anëtare, që do të përbëjnë “pjesën më të madhe” të financimit dhe një kontribut “plotësues” nga FMN.
Një mekanizëm i cili mund të aktivizohet vetëm si “mjet i fundit” në rast se Athina nuk do të jetë në gjëndje të financojë borxhet e saj në treg.
Raportet citojnë zyrtarët të kenë thënë se paketa e mbështetjes mund të kapë shumën prej 22 miliardë dollarë.
I kënaqur Kryeministri grek, Jorgo Papandreu: “Ngrihet një mekanizëm- ka komentuar- me një pjesëmarrje të vogël të FMN që garanton stabilitet financiar në zonën e euros. Europa bën një hap para dhe së bashku me Greqinë del më fort nga kriza.”
“është vendimi i drejtë që familja europiane duhej të merrte në këtë moment të jashtëzakonshëm” komentoi presidenti i KE-së Hose Manuel Barroso.
Marrëveshja
Ata që zhbllokuan situatën kanë qenë, edhe një herë, presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kancelarja amerikan Angjela Merkel, të cilët u takuan pak apra fillimit të samitit të krerëve të 16 shteteve dhe të qeversië së BE-së. Në takim morën pjesë edhe presidenti i BE-së Herman Van Rompui dhe presidenti i Bankës qëndrore europiane Zhan Klod Triket.
Teksti i marrëveshjes- i përbërë nga tre faqe- parashikon në mënyrë të vecantë një “kuadër europian” të përbërë nga kredi bilaterale të koordinuara dhe vullnetare” nga ana e vendeve të eurozonës, të cilat do të plotësohen nga kreditë e FMN-së. Nuk ka referencë në shifra mbi sasinë e fondeve, por burime nga dosja flasin për një shumë prej 22 miliardë euro, nga e cila 2/3 është në ngarkim të vendeve të eurozonës dhe 1/3 në ngarkim të FMN.
Kreditë dypalëshe do të jepen në bazë të normave të tregut dhe vetëm në unanimitet të 16 vendeve të eurozonës. Cdo vend anëtarë do të kontribuojë në bazë të kapitalit që ka në Bankën Qëndrore Europaine.
“Të gjithë anëtarët e zonës euro kanë deklaruar se janë të gatshëm të marrin pjesë”- ka shpjeguar Van Rompui, duke nënvizuar se “mekanizmi nuk duhet të jetë kurrë i aktivizuar.
Por mbetet mister roli i Triket. Në një intervistë për një tv francez, pak para takimit Sarkozi- Merkel, presidenti i Bankës Qëndrore Europiane ishte shprehur me terma shumë kritikë mbi hipotezat e FMN-së, duke e përkufizuar “një sinjal të keq” ndërhyrjen e FMN-së.
Por burime nga KE dhe burime diplomatike franceze dhe gjermane shpjegojnë se Triket ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në gartimin e marrëveshjes që parashikon ndërhyrjen “plotësuese” të institucionit financiar me seli në ëashington.
Marrëveshja parashikon gjithashtu dhe kushte të rrepta Greqisë.
Ajo parashikon që të vazhdohet me projektin e një “qeverie ekonomike” të zonës euro, një koordinim më të madh të politikave ekonomike dhe të forcimit të ´mbikqyrjes së llogarive. Një rregull, i kërkuar fort nga Gjermania i cili parashikon në mënyrë të vecantë forcimin e mjeteve për parandalimin, përfshi dhe procedurat e shkeljeve për deficit të tejkaluar. Në ditët e kaluara Berlini ka mbështetur nevojën e parashikimit të sanksioneve për vendet që në të ardhmen nuk respektojne paktin e stabilitetit dhe të rritjes së BE.