Rompuji përshëndet arritjen e marrëveshjes për ndihmë ndaj Greqisë
Presidenti i Këshillit të Europës, Herman van Rompuji është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura në samitin e vendeve të eurozonës mbajtur ditën e enjte në Bruksel. "Të gjitha vendet e zonës euro kanë shfaqur në mënyra të ndryshmë mbështetjen e tyre ndaj planit për ndihmën financiare për ekonominë greke e cila ndodhet në krizë", tha Rompuj në përfundim të ditës së parë të samitit. Megjithatë mjaft vende të eurozonës, përvec Gjermanisë dhe Francës nuk kanë publikuar planet, mënyrat apo kushtet e ndihmës financiare që do t'i akordohet Greqisë për të dalë nga kthetrat e krizës ekonomike.