Kryeministri shqiptar uron Montin dhe Papadhimos per qeverisjen e re ne Itali dhe Greqi
Kryeministri Sali Berisha u ka dërguar sot telegrame urime dy kryeministrave të rinj, atij të Greqisë Lukas Papadhimos dhe kryeministrit italian, Mario Monti.
Ai i ka përgëzuar dy homologët e tij për postin e ri, duke i uruar për suksese të mëtejshme në postin e kreut të qeverisë.
Kryeministrit grek, Berisha i uroi Papadhimosit kapërcim sa më shpejt të gjendjes së rënduar ekonomike dhe kthimin e Greqisë në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm.
Ndërsa për kryeministrin Monti, Berisha ka vlerësuar karrierën e tij profesionale dhe politike, ndërsa ka shprehur bindjen se kryeministri ri do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin e situatës së favorshme financiare.
Për të dyja qeveritë, Berisha shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve.