E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali qeveria sot votebesimi ne Dhomen e Ulet te Parlamentit

Qeveria teknokrate e kryeministrit italian Ministrit Mario Monti përballet me një votë besim ditën e sotme atë të Dhomës së Ulët të Parlamenit Italian. Monti fitoi lehtë votëbesimin në senatin Italian, çka u konsiderua dhe si një fillim i mbarë për kryeministrin. Vëzhguesit thonë se qeveria e tij pritet të gjejë mbështetje të ngjashme në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Monti është nën presion të konsiderueshëm për të vepruar shpejt pasi kosto e borxhit të Italisë arriti në shifra rekord. 281 vota pro dhe 25 kundër, bënë të mundur që ekzekutivi të kapërcejë etapën e parë të besimit në Parlamentin italian.

Përballimi i krizës ekonomike, mbrojtja e euros dhe reformat, por edhe një plan i qartë për shkurtimin e shpenzimeve të kostos së politikës, lufta kundër evazionit dhe reforma në fushën e punës e pensioneve, me vëmendje të veçantë tek gratë dhe të rinjtë.
Ish-kryeministri Silvio Berluskoni deklaroi se partia e tij votoi në favor të qeverisë së re, por më pas do të gjykojnë për çdo masë në veçanti.

“Monti do të zgjasë sa të dojë partia ime”, përfundoi Berluskoni.
Ndërkohë që kreu i sapozgjedhur është përballur dhe me protesta në shumë vende të Italisë ku qindra persona kanë protestuar për papunësinë në rritje dhe janë shprehur se nuk duan një qeveri bankierësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›