Konfliktet mes Merkel dhe Cameron
Liderët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë dhënë mesazhe kontradiktore mbi zgjidhjen e krizës së borxhit në eurozonë. Menjëherë pas bisedimeve dypalëshe, Angela Merkel dhe david cameron, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. . të dy kanë pranuar se patën divergjenca mbi cështjen e vendosjes së një takse mbi transaksionet financiare në Europë. Ndërkohë merkel ka deklaruar se të dy ramë dakord për përpjekje të mëtejshme për konsolidimin e buxhetit të BE për bilancin e vitit 2012. kryeministri britanik, u ka thënë gazetarëve gjatë konferencës se bilanci europian duhet të lidhet me normën e inflacionit.
Nuk është e pranueshme ka shtuar ai, se si parlamenti Europian u ka sugjeruar disa vendeve një rritje me 5%, në një moment kur të gjitha vendet e Europës duhet të bëjnë shkurtime të vështira të bilancit. Pyetjes mbi marrëveshjen për një taksë mbi transaksionet financiare, Merkel ka thënë se nuk patëm asnjë llojë progresi , për të ndryshuar opinionin e britanikëve për vendosjen e një takse të tillë në Europë.
Ndërkohë kryeministri britanik ka ritheksuar besimin e tij në aftësitë e Eurozonës për gjetjen e një rrugdalje nga kriza e borxhit pavarësisht konflikteve që ne kemi me Gjermaninë për rolin e BQE. Lideri britanik ka thënë se angazhimi i Gjermanisë për shpëtimin e euros është edhe në interesin e Britanisë së madhe. Këto janë kohë të vështira ka shtuar cameron, por nuk nënvleftësoj për as edhe një minutë angazhimin e vendeve si Gjermania dhe atyre të Eruozonës për funksionimin e euros. Ashtu sikurse kemi rënë dakord edhe në samitin e g20, të gjitha institucionet e zonës euro duhet të mbështesin monedhën europiane dhe për të bërë atë cka është e nevojshme për ta mbrojtur , Kjo është ajo që duhet të bëhet ka theksuar Cameron.
Ky është edhe konflikti mes Gjermanisë dhe Britanisë . në fakt Cameron ka kërkuar me forcë që BQE të përdoret si një mbrojtje për euron duke blerë tituj të borxhit publik në shkallë të gjerë dhe të kthehet në blerësen emergjente për shtetet në krizë, mundësi kjo që Berlini e kundërshtonë me forcë.