Rixhes Filbin i thote lamtumire karrieres 50 vjecare ne televizion
Regis Philbin eshte nje prej figurave me te njohura te televizionit amerikan qe e filloi karrieren qysh ne vitet 1960. Ai mban rekordin Guinness per njeriun qe ka qendruar me gjate para kamerave te televizionit me mbi 1600 ore program. Ne rolet e aktorit kengetarit dhe drejtuesit te emisioneve Regis ka qene i pranishem ne shtepite e amerikaneve prej me shume se 50 vjetesh. Sot ishte dita e tij e fundit me programin e mengjesit te ores 9 qe mban emrin e tij dhe te bashke-prezantueses Kelly Ripa. Regis eshte me origjine nga arbereshet e Italise nje fakt qe ai e ka permendur disa here ne emisionin e tij.