E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet projektbuxheti i qeverise greke per vitin 2012

Qeveria greke miraton project buxhetin për vitin e ardhshëm. Plani i përgatitur nga qeveria e re e drejtuar nga Papadimos parashikon një ulje të deficitit në masën e 5,4%. Ky buxhet përfshin vazhdimin e masave shtrënguese për përballimin e krizës. Sipas ministrit të financave greke, Venizelos, pas një periudhe të gjatë të rritjes konstante të borxhit publik, evolimi i të cilit do të ndryshojë. Trajektorja e borxhit ka marrë kthesën në rënie, ka shtuar ministry, duke zbutur kështu pëshen që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve.

Një tjetër prioritet i qeverisë do të jetë edhe ulja e papunësisë deri në 18% për 2012. Një pikë tjetër e fortë e projektbuxhetit 2012, do të jetë edhe Plani i privatizimit të Greqisëi cili pritet të shtojë buxhetin me 1,7 miliardë euro për këtë vit dhe 9,3 miliardë për vitin 2012. Nga shoqëritë që pritet të dalin në tregun e privatizimeve rezultojnë Opap, një shoqëri e llotarive sportive si dhe grupi i rafinerisë helenik Petroleum. Ndër të tjera janë përfshirë në process privatizimi edhe sektori i ujësjellësave dhe atij të gazit natyror. Me këto masa të privatizmit, qeveria shpresob që të reduktojë deficitin public për vitin 2012 në 5.4% të PBB dhe për vitin actual në 9%. Gjithsesi rrudhja e ekonomisë do të jetë më e fortë se sa parashikimet, nga 2,5% të pritura në një rënie me 2,8% të PBB.

Një tjetër pikë kyce që parashikon një reduktim të borxhit ne projektbuxhetin e ëvitit të ardhshëm lidhet me ofertën e shkëmbimeve elektronike. Sipas këtij programi pritet të konvertohen 200 miliardë euro nga bonot qeveritare ekzistuese në 70 miliardë euro dhe pagesat në cash kreditorëve më pas me 30 miliardë euro. Ndërkohë në Athinë trojka ndërkombëtare vijon takimin me ministrin e Financave misionarët e trojkës dhe qeveria e re diskutojnë për këstin e gjashtë të kredisë në shumën e 130 miliardë eurove. Ministri i Financave Evangelos Venizelos, ka garantuar se për vitin e ardhshëm nuk do të jenë të nevojshme masa të tjera shtrënguese, jashtë asaj cka është programuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›