E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, vijojnë protestat në Spanjë kundër politikave të qeverisë

Spanja është përfshirë sërish nga protesta të shumta ku kundërshtohen politika e ndjekur nga qeveria për përballimin e krizës ekonomike në vend. Tubimi më i madh është organizuar në qendër të Madriditndërkohë që protesta ka pasur edhe në Barcelonë, Valencia, Bilbao dhe Santiago de Compostela.
 

Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka shprehur mirëkuptim për këto demonstrata, me shpjegimin se politikanët duhet të dëgjojnë zërin e popullit.
 

Ndërkohë Komisioni Zgjedhor ka mbrojtur vendimin për ndalimin e protestave gjatë kohës së zgjedhjeve lokale dhe rajonale, të cilat do të mbahen këtë fundjavë, me shpjegimin se zgjedhësit duhet të kenë mundësinë e shprehjes së lirë të vullnetit të tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›