E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, sekuestrohet 20 kg heroinë, në pranga shqiptari

TREVISO- Rreth 20 kg heroinë e paster është sekuestruar sot në mëngjes nga skuadra levizëse e kuesturës së Venecias, ndërsa ka rënë në pranga një shqiptar.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Serra”, droga u sekuestrua gjatë një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Agjentët e policisë hynë në një apartament në Treviso, që banohej nga një çift shqiptarësh pa precedent të mëparshëm penal. Ata gjetën në një cantë 37 pako me drogë, heroinë e pastër me një vlerë prej 2 milion euro.

Mësohet se burri, i cili ishte dhe autotransportuesi i drogës është arrestuar ndërsa po hetohet në gjëndje të lirë, gruaja e tij. 

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›