Universitetet nuk ka financim pa akreditim

Nësë universitetet publike apo ato private nuk do të akreditohen nga një agjensi të cilën mund ta zgjedhin vetë, ato nuk do të përfitojnë nga sistemi i ri i financimit. Drejtuesit e arsimit që merren me procesin e akreditimit thonë se të gjitha universitetet, duhet ti nështrohen këtij procesi, i cili vlerëson standartet që ato ofrojnë pasi në të kundërt nuk do të përfitojnë fonde për studentët, apo për investime.
"Në qoftë se këto universitete private apo publike duan të përfshihen në procesin e financimit në skemën që propozon qeveria shqiptare ato patjetër duhet të ballafaqohen me cilësinë në universitetet e tyre", thotë Avni Meshi, drejtor i Agjensisë publike të akreditimit në MASH.
Përsa i përket procesit tjetër, që ka shpalluar Ministria e Arsimit, renditja e universiteteve, ajo pritet të fillojë gjatë muajit prill. Sipas të dhënave nga ministria e Arsimit, aktualisht ka shumë universitete, publike dhe private të cilat nuk kanë filluar ende të aplikojnë për procesin e akreditimit, ndërkohë që reforma e re financiare është në fazën e diskutimit, mes aktorëve të interesit.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 mars 2011 )