E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore arrestohen dy grabitesit e bankes

VLORE - Grabiten banken por profesionalizmi i tyre linte per te deshiruar pasi ata u identifikuan mjaft shpejt dhe diten e djeshme u arrestuan. Dy jave pas grabitjes se filialit te Raiffaisen Bank policia e Vlores arrestoi shtetasit Severus Nurce 26 vjec dhe Saimir Bubeqi 28 vjec qe te dy banore te lagjes 24 Maji. Me 15 shkurt te ketij viti njeri prej tyre Saimiri eshte futur ne filialin Nr-3 te Raiffaisen Bank ne lagjen Rilindja i pa maskuar si klient. Kur eshte afruar tek punonjesja e bankes ai ka nxjerre pistoleten dhe nen kercenimin e armes arriti te marre nje shume prej 260 mije lekesh. Pasi ka dale nga banka ai ka hipur i qete me mjetin tip furgon Mercedes-Benz me targa VL 1351 C qe drejtohej nga Severus Nurce automjet me te cilin ata do te kryenin grabitjen. Por roja i bankes deshmitaret si dhe kamera e sigurise kane fiksuar targen e makines e cila rezultoi pas hetimeve qe nuk ishte e rreme. Policia nepermjet targes arriti te identifikoje edhe autoret te cilet me sa duket nuk e kishin bere mire llogarine e grabitjes duke u veteidentifikuar para kamerave te sigurise. Policia tha se Bubeqit iu sekuestrua ne banese nje pistolete qe dyshohet te jete arma e krimit 37 mije leke doreza si dhe mjeti qe i largoi ata nga vendi i krimit.          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›