Bosnja dhe Kroacia marrëveshje për kriminelët e luftës së v.1991-95
SARAJEVË- Sarajeva dhe Zagrebi nënshkruan një protokoll për bashkëpunimin në çështjet e krimeve të luftës të kryera në vitet '90, që kishin synim "dhjetra" të dyshuar, të cilët janë strehuar në Kroaci dhe në Bosnje duke u larguar nga drejtësia për arsye të procedurave.
"Ne besojmë se kjo marrëveshje do të përfshijë rreth 50 raste të krimeve të luftës", deklaroi për mediat vendase prokurori i Përgjithshëm i Bosnjes, Goran Salihoviç.
"Ne kemi nënshkruar në janar, një protokoll të ngjashëm me Serbinë dhe tashmë jemi duke e zbatuar", theksoi ai.
Prokurori i Përgjithshëm kroat, Mladen Bajiç deklaroi se marrëveshja kishte synim kriminelët e dyshuar të luftës, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë kroate dhe boshnjake dhe të cilët janë larguar nga vendi për t'i shpëtuar drejtësisë.
(e.m/ata/BalkanWeb)