Itali, shkatërrohen dy banda të trafikut të kokainës, arrestohen 11 shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar sot dy banda shqiptare të trafikimit të kokainës ndërsa janë arrestuar 11 shqiptarë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se operacioni anti-drogë është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Venecias.
Sipas policisë dy bandat kishin lidhur një pakt që të mos sulmojnë njëri-tjetrën ndërsa bashkëpunonim për të shpërndarë drogën në qendrën historike të qytetit.
Sipas policisë droga hynte në shtetin italian përmes vendeve të Ballkanit.