E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkatërrohet banda e drogës. Në pranga 7 shqiptarë

Përfundon pas afro 2 vite hetimesh operacioni antidrogë “Peshku i madh” në Itali. Agjentët italianë kanë mundur të shkatërrojnë bandën në krye të së cilës ishte një shqiptar, por kishte në përbërje të saj dhe italianë, marokenë dhe nigerianë. 

ITALI- Një hetim i gjerë i policisë italiane i zhvilluar në Regio Emilia që prej vitit 2007 ka përfunduar mëngjesin e së enjtes me arrestimin e 14 personave, 7 prej të cilëve shqiptarë. Rrjeti merrej me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe hashashit në rrugë të ndryshme, e destinuar për të furnizuar të ashtëquajtërën tregëtin e drogës çdo minut, në mënyrë të vecantë tregun e Regio Emilias, të përbërë nga njerëz të respektuar si profesionistë dhe biznesmen. Hetimet e koordinuara nga Shërbimi Qendror i policisë, ka çuar në arrestimin e protagonistit kryesorë të kësaj organizate, shqiptarin Xhaferr Berisha, që merrej me tregeti të nivelit të mesëm e të lartë. Të tjerë shqiptarë të arrestuar janë Simon Trakaj 24 vjeç, Taulant Kaftirani 24 vjeç, Rudenc Kubeja 27 vjeç, Albano Xhelo 34 vjeç, Marsel Varfaj 19 vjeç, dhe Eraldo Jaholli 21 vjeç. Veç tyre në pranga kanë rënë dhe dy marokenë, tre nigerianë si dhe dy italianë. Nga viti 2007 e deri më sot ky operacion shënoi 42 persona të arrestuar si dhe çoi në sekuestrimin e 23/kg lëndë narkotike.(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›