Kuvendi miratoi Rezolutën e aplikimit të Shqipërisë në BE
Me 91 vota pro Kuvendi i tha “PO” Rezolutës për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ndryshe nga sa pritej Kuvendi nuk mori parasysh ndryshimet që i bëri kësaj rezolute Komisioni i Integrimit.
TIRANE- Parlamenti i tha “PO” me shumicën e votave të deputetëve të ndodhur në sallë rezolutës për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. rezoluta u miratua me 91 vota, duke ja lënë kështu radhën qeverisë të gjejë momentin e përshtatshëm për të aplikuar për marrien e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Por ndryshe nga sa ishte vepruar Kuvendi nuk mori parasysh vërejtjet dhe propozimet e Komisionit të Integrimit i cili vendosi një ditë më parë ti bëj rezolutës disa shtesa. Me kërkesën e tij Rezoluta i shkoi Komisionit të Integrimit për të dhënë dhe ai mendimin, apo propozimet për këtë dokument. Madje ky komision kishte miratuar të tjera shtesa me konsensusin e të gjitha forcave politike pjesëmarrëse në të. Komisioni i Jashtëm ra dakord një javë më parë të përfshijë në projektin e përbashkët dhe përkushtimin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe mos përcaktimin e një afati për të aplikuar për statusin e vendit kandidatë për në Bashkimin Europian.
Propozimet në fjalë, u bënë nga anëtarët e Partisë Socialiste në komision. Rezoluta angazhon forcat politike dhe mirëpret që Parlamenti Europian, vendet anëtare dhe institucionet e tjera të Bashkimit Europian të marrin në konsideratë vendosmërinë dhe konsensusin që ekziston mes të gjitha forcave politike në lidhje me integrimin e vendit. (a.r/news24/balkanweb)