E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shkatërrohet banda e drogës, drejtohej nga shqiptare

PADOVA- Policia e Padovas në Itali ka shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga një familje shqiptare. Banda kishte baza jo vetëm në Lombardi, Friuli, Venecia dhe Xhulia e Marche të Italisë por edhe në shtete të tjera si Franca, Holanda dhe Spanja.

Në operacionin e policisë të koduar “Nafiza” u përfshinë qindra policë, oficerë të antidrogës si dhe një helicopter. Operacioni përfundoi sot në mëngjes me ekzekutimin e 54 urdhërarresteve si dhe me një numër sekuestrimesh. Hetimet ndaj kësaj bande kanë zgjatur 9 muaj dhe gjithsej janë arrestuar 74 trafikantë droge.
Agjencia e lajmeve ANSA duke iu referuar policisë thotë se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 15  shtetas shqiptarë, mes tyre një grua. Të arrestuarit te tjerë janë 32 shtetas tunizianë, 15 italianë, 8 marokenë, një rumun, një kosovar, një alegjerian dhe një shtetas nga Ekuadori.

Gjithashtu karabinierët sekuestruan më shumë se 2. 5 kg heroinë, 350 gram kokainë, një sasi hashashi si dhe 25 500 euro kesh, dy automjete, 25 telefona celulare si dhe disa karta telefoni. E kthyer ne vlere monetare, sasia e drogës së kapur mund të shitej në treg me vlerën 200 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›