E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha paraqet “detyrat e shtëpisë” pranë KE-së

Gjatë këtij takimi kreu i rendit publik  paraqiti për funksionarët e KE ecurinë e deritanishme dhe arritjet e qeverisë shqiptare në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave me BE.

Duke folur për procesin e aplikimeve për pasaporta biometrike, Basha tha se tashmë numri i aplikimeve ka arritur në 252 mijë, nga të cilat rreth 244 mijë janë prodhuar. Gjithashtu, Basha tha se është përmbyllur instalimi i sistemit TIMS në të 26 pikat e kalimit kufitar, “është mundësuar lidhja me bazën e të dhënave të INTERPOL-it dhe me sistemin e analizës së informacionit kriminal MEMEX.”

 “Ndërkohë po punohet për unifikimin e sistemit të kontrollit në pikat e kalimit kufitar në modelin ''one stop shop'' që do të përfshijë jo vetëm kontrollin e dokumentacionit, por edhe kontrollin doganor, fitosanitar etj. Po punohet në të njëjtën kohë edhe për funksionimin e Qendrës Operacionale Detare për kontrollin e kufirit detar”, theksoi Basha.

Ai shtoi se po punohet për vendosjen e lexuesve optikë të pasaportave biometrike në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ndërkohë që Policia e Shtetit po punon për përfundimin e Regjistrit Kombëtar për të Huajt brenda muajit.

De Brouwer e cilësoi mjaft të rëndësishëm edhe faktin se mekanizmat dhe sistemet e krijuara funksionojnë normalisht, janë efikase dhe janë konkretizim i planeve të veprimit dhe strategjive përkatëse të qeverisë shqiptare. Në takim ishte i pranishëm edhe Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›