Vlorë, përmbytje rrugësh nga reshjet e dendura
Bulevardi Vlorë-Skelë, është përmbytur në vendin që njihet ndryshe me emrin “Kombinati”, ndërkohë që, nën “pushtetin” e ujërave është edhe një pjesë e territorit përreth Universitetit “Ismail Qemali” si dhe disa zona në lagjet periferike.
Kjo situatë është shoqëruar me vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe të kalimtarëve duke krijuar konfuzion në trafikun qytetas.
“Është garantuar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike për stacionin e pompimit të qytetit, ku ka shkuar edhe një mjet zjarrfikës, për çdo situatë të papritur”, tha prefekti i Vlorës, Hasan Halili.
Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe dje në qytetin e Vlorës, kur disa akse rrugore u përmbytën, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Shkak për këtë është bërë bllokimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, si pasojë e ndërtimeve të kryera gjatë 20 viteve të fundit dhe hedhja e mbeturinave në këtë sistem.