Ambasadorët e BE njëzëri: Opozita të kthehet në Kuvend
Ambasadorja çeke në Tiranë Marketa Fialkova theksoi se bojkoti i Partisë Socialiste nuk është rruga e duhur. “Bojkoti nuk është në të mirë të Shqipërisë”, nënvizoi ambasadorja çeke.
I pyetur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimit Evropian, Fialkova theksoi se më parë duhet të realizohen reformat në vend, duke theksuar veçanërisht reformën në drejtësi. Sipas saj, kjo reformë nuk mund të bëhet pa opozitën në Kuvend, ndaj i bëri thirrje asaj që t’i kthehet dialogut.
“Për t’u integruar në BE duhet të zhvillohen reformat në vend, duke përmendur këtu reformën në drejtësi. Kjo reformë është e pa mundur pa opozitën në Parlament”, theksoi ambasadorja çeke në vendin tonë.
Sipas saj, "Shqipëria duhet të futet në procesin e reformave të brendshme të vendit, ku një nga më të rëndësishmet është reforma në drejtësi. Ligjet duhet të adoptohen nga shumica në parlament dhe ato nuk mund të miratohen pa praninë e opozitës"
Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Bernard Borchardt, i cili theksoi se partitë politike duhet të zgjidhin situatën me anë të kompromisit. "Rruga e kompromisit duhet të zgjidhë situatën dhe ky kompromis duhet dhënë nga të dyja palët", tha z. Borchardt, gjatë një takimi përkujtimor në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, organizuar në Tiranë, ku morën pjesë ambasadorë të disa vendeve të BE-së.
"Procesi i integrimit ka filluar, por se kur Shqipëria dhe vendet e tjera ballkanike do të marrin pjesë në BE, kjo do të vendoset nga vendet anëtare të këtij komuniteti. Ky është një proces që do kohëzgjatjen e tij dhe që nuk mund të bëhet menjëherë", vërejti Ambasadori Borchardt.
Ndërkohë, ambasadori austriak Florian Rauning, theksoi se klasa politike shqiptare duhet t’i zgjidhë vetë problemet e saj. Ai kërkoi që këto probleme të zgjidhen pa patur nevojë për ndërhyrje nga jashtë. Deklaratat e ambasadorëve u bënë sot gjatë një konference në përkujtimin e rënies së Murit të Berlinit.