E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shkatërrohet një rrjet prostitucioni. Pranga 4 shqiptarëve

Policia italiane ka goditur nje rrjet prostitucioni duke vene ne pranga 10 pjestare te tij. 4 nga te arrestuarit jane shqiptare, 3 italiane dhe 3 rumune. Agjensia e lajmeve ANSA njofton se rrjeti vepronte qe prej vitit 2005 ne provincen e Casertas dhe ne Salerno.

Te arrestuarit shfrytezonin per prostitucion vajza shqiptare. Midis tyre mesohet te kete pasur edhe shume minorene. Ne pranga ka rene edhe nje grua italiane 65- vjecare e cila dyshohet se ka sherbyer si tutore per vajzat e trafikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›