Kronika e bllofit të djeshëm të Ramës e Ruçit

Partia Socialiste bën një tjetër prapakthehu historik, teksa jo vetëm është lënë në harresë nga lideri i saj, çka mund të konsiderohet si fitore për vetë forcën politike, por njëherazi është treguar e gatshme të hedhë poshtë politikën refuzuese të Edi Ramës.
Racionaliteti faktit i ndryshimit të qëndrimit fillestar, lidhet me një formulë të propozuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, edhe pse nuk del dot nga konfuziteti i politikës së mykur të Ramës, gjithsesi pranon një indice të mendimit të lirë, për të pranuar zbatimin e rezolutës së Parlamentit Evropian. Nga foltorja e përjavshme e Edi Ramës, i cili pretendon se është duke zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me përfaqësuesit e medias, Gramoz Ruçi doli për të përcjellë lajmin e mirë, atë se PS ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk është më i pari, kur refuzohej konsensusi i mazhorancës dhe kthehej mbrapsht çdo integral i ndërkombëtarëve për të kapërcyer ngërçin politik. Kryetari i grupit të socialistëve shprehu gatishmërinë e PS-së për të riintegruar bashkëpunimin politik me mazhorancën, por kurrsesi duke mos hequr dorë nga çështja e fletëve të votimit. Kërkesa për interpretimin e Komisionit të Venecias, edhe ky një koncesion i hershëm i mazhorancës, qëndron në themel të qëndrimit të socialistëve, duke kushtështëzuar tryezën e bashkëpunimit. Por, Gramoz Ruçi harron se disa muaj më parë, i është këshilluar nga vetë kryeministri Berisha, ndjekja e një rruge të tillë, për t’i dhënë fund çdo hamendësimi politik të opozitës, mbi mungesën e vullnetit të shumicës për transparencën e zgjedhjeve. Kësisoj, socialistët e kanë sa të vështirë aq edhe të pamundur për të kuptuar se s’është detyrë e qeverisë t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të dhënë këshillën e duhur, lidhur me zgjedhjet e kaluara parlamentare.
I paqartë dhe absurd është fakti se pse PS vazhdon ta lidhë bashkëpunimin politik të mazhorancës me fatin e fletëve të votimit, porsa kohë ekziston një ligj kushtetues për fatin e tyre. Edhe në këtë mes, kemi të bëjmë me një tolerim të ligjit, sepse afati i asgjësimit të fletëve është kaluar dhe kjo është bërë për t’i dhënë kuptim kërkesës së opozitës për transparencë. “Transparenca e zgjedhjeve do të bëhet së bashku me fletët e votimit. Përjashtojmë ekzekutimin e fletëve, ndaj propozojmë të vazhdojmë negociatat për fletët e votimit. Në rast se mazhoranca kundërshton, Kryetarja e Parlamentit le t’i drejtohet Komisionit të Venecias” - tha Ruçi. Gjithçka e qartë se opozitës dhe Edi Ramës i mungon vullneti edhe për një kërkesë që ngrihet nga vetë ata. Pra, PS pranon publikisht se mund të presë komisionin e Venecias nëse duhet apo jo të hapen kutitë. Ndonëse muaj më parë, rrezikoi ndjeshëm proceset integruese në BE dhe karikoi më kot elektoratin me slogane qesharake, “hap kutitë ose largohu”. Edi Rama sigurisht që do e ketë të vështirë të komentojë se cila ishte arsyeja themelore që e detyroi atë të zvarrisë çështjen për një pashmangshmërisht të gjatë, plot 11 muaj. Dhe këtë llogari ai fillimisht duhet ta japë para socialistëve në veçanti dhe më pas para të gjithë shqiptarëve në tërësi.