E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka refuzon t’u nënshtrohet presioneve të kryebashkiakut për tjetërsim pronash

Zyra e Regjistrimit të Pasurive ka reaguar ndaj akuzave të porositura të gazetës personale të kryetarit të PS-së, duke ripësëritur angazhimin se s’do të lëshojë pe ndaj përpjekjeve të sekserëve të Edvinit për të regjistruar pasuri të përfituara nga tjetërsimi i pronave

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka reaguar dje ndaj akuzave të gazetës “Zëri i Popullit”, për tjetërsim të pasurive private e publike në Tiranë. Përmes një njoftimi për shtyp ZQRPP, sqaron se gazeta e Partisë Socialiste, nën dirigjimin e Edi Ramës, kryetarit të kësaj partie, njëherazi edhe kryetar i bashkisë së Tiranës, ka zgjedhur Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për ta bërë objekt të shpifjeve dhe përbaltjeve të saj të radhës. “Prej dy ditësh, kjo gazetë, mbrojtëse e interesave të Edi Ramës, për atë që ai ka bërë në tjetërsimin e pasurive private e publike në Tiranë në funksion të ortakëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në dy numrat e saj të fundit, nën pretendimin se ka marrë “flamurin” e mbrojtësve të interesave të qytetarëve të Tiranës, ka shpifur në mënyrë të qëllimshme. Ajo që në shkrimet e kësaj gazete trumbetohet si një bllokim nga zyrat e hipotekës (Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme), e pronës së familjes Dema, duam të sqarojmë se nuk është gjë tjetër, veçse pasqyrimi i vullnetit të palëve kontraktore, i materializuar në një kontratë sipërmarrjeje të vitit 2006. Në këtë kontratë sipërmarrjeje, palë e së cilës është edhe pala pronare e truallit, familja Dema, është parashikuar regjistrimi i kontratës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe moskryerja e veprimeve juridike me pasurinë pa marrëveshje mes palëve. është parashikuar gjithashtu se zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të bëhet nga gjykata. Ndaj dhe një herë theksojmë se veprimet e Zyrës e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vullnetin e palëve kontraktore” - sqaron Hipoteka.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke i konsideruar sulmet e gazetës së Partisë Socialiste, si presione të pronarit të saj Edi Rama, gjen rastin t’i rikujtojë kryebashkiakut të Tiranës, se asnjë herë, nuk do të bëhet, pre e presioneve të tij të ulëta, përkundrazi do të jetë një pengesë ligjore, ndaj të gjitha tentativave të tij, për tjetërsimin e trojeve private e publike, në funksion të ortakëve e bashkëpunëtorëve të tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›