Itali, shkencëtarët thonë se gjetën eshtrat e Xhokondës
Arkeologët italianë, të cilët pa pushim luftuan për të zbuluar personin hipotetik, që shërbeu si model për Leonardo da Vinçi në pikturën e famshme të Xhokondës, ka të ngjarë të kenë gjetur eshtrat e gruas misterioze në rajonin e manastirit të Sant' Orsola në Firence.
Arkeologët kanë hetuar që nga viti i kaluar në rajonin e manastirit, ku pretendonin se mund të ishin eshtrat e Lisa Gkerarntini, që mendohet të ketë qenë modeli për Mona Lisën e famshme. Mbetjet e eshtrave do të dërgohen në Zyrën e Ruajtjes e të mirave kulturore, në Ravenna, ku do të vlerësohen.
Lisa Gkerarntini (1479-1542), e njohur gjithashtu si Lisa del Xokonto, ishte martuar me një tregtar të pasur mëndafshi e Firences. Jo pak ekspertë besojnë se ajo ishte modeli për pikturën e ekspozuar në Louvre, edhe pse identiteti i vërtetë i modelit nuk është përcaktuar me siguri.
Puna e famshme është e rrethuar nga një mjegull e mister dhe ka ushqyer shumë pikëpamje kontradiktore, mes të cilave edhe ato të disa studiuesve të tjerë, që thonë se model për portretin ishte një djalë i ri.
(an.jo/balkanweb)