Itali, shqiptari hedh gruannga ballkoni i katit të 9-të
MILANO- "E ngriti në ajër dhe më pas e hodhi nga ballkoni i katit të nëntë si të ishte një objekt. Kështu, gjeti vdekjen, Silvana H, 31 vjeçarja shqiptare mbrëmjen e së dielës (30 qershor) rreth orës 21:00 në Cologno Monzese të Milanos, ku çifti banonte prej kohësh, shkruan“ Corriere della Sera”.it .
Sipas policisë autori i vrasjes është bashkëshorti i saj 30 vjeçar me inicialet Z.L dhe krimi ndodhi pas një sherri për motive xhelozie.
Fqinjët kishin treguar se nuk ishte hera e parë që kishin dëgjuar konflikte mes çiftit. Bashkëshorti kishte një të dashur në Shqipëri dhe raportet mes çiftit ishin në krizë.
Madje gruaja ishte kthyer në Shqipëri për të folur me të dashurën e bashkëshortit me qëllim që të largohej nga jeta e tyre.
Fillimisht bashkëshorti e kishte denoncuar në polici, si vetëvrasje të cilën ai nuk kishte mundur ta ndalonte. Por dëshmia e tij nuk ka bindur policinë, në momentin kur kanë parë në kurriz shenja gërvishtjeje, pjesë e përpjekjeve të gruas për tu mbajtur me thonj me qëllim që të mos binte.
Dëshmi tjetër kundra bashkëshortit ishin dhe rrëfimet e 31 vjeçares për një mike të saj dhe një prej prindërve, ku i kishte rrëfyer se bashkëshorti i saj e kishte kërcënuar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)