E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjes, shtyhet gjyqi i Aldo Bares

TIRANË- Ministria e Drejtësisë pengon zhvillimin e gjyqit në ngarkim të Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes. Gjyqi i planifikuar të fillonte sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, është shtyrë për një periudhë 3 mujore. Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka njoftuar se, shkak është bërë moszbatimi i letërporsosisë nga Ministria e Drejtësisë për të njoftuar të pandehurin që ndodhet i arrestuar në Ankara, rreth nisjes së procesit gjyqësor . I pandehuri i arrestuar në Turqi do të pyetet nëse është dakord që të gjykohet në mungesë, si dhe nëse dëshiron që të ketë mbrojtës apo jo. Me vendimin e saj Gjykata e Krimeve të Rënda i ka lënë edhe 3 muaj kohë Ministrisë së Drejteësisë për të ekzekutuar letërporosinë. Aldo Bare akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si organizatori dhe drejtuesi i "Bandës së Lushnjes", e cila akuzohet për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Shqipëri. Aktualisht, Aldo Bare ndodhet i arrestuar në Turqi, ndërsa autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në vendin tonë. Disa nga të pandehurit e kësaj bande tashmë janë dënuar nga drejtësia, ndërsa të tjerë, janë nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›