Itali, shqiptari masakron ish-gruan në mes të rrugës

Biçikleta e viktimës
Një 54-vjeçar shqiptar ka masakruar në mes të rrugës ish-gruan e tij, në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Noale, Venecia, dy ditë më parë. Sipas mediave italiane, Pashko Gjelaj ka vrarë të shoqen Hane Gjela, 46 vjeç, gjatë një zënke në rrugë.
Gruaja ka mbetur e vdekur në vend si pasojë e goditjeve me thikë dhe gurë në kokë. Ajo ka qenë duke u kthyer në shtëpi me biçikletë rreth orës 21:30 të mbrëmjes, kur është takuar me ish-burrin, edhe ai në biçikletë.
Mes tyre ka nisur një grindje e çastit, e cila më pas është shndërruar në dhunën kafshërore të burrit 54-vjeçar që i ka marrë jetën gruas.
Pashko Gjelaj është arrestuar nga policia italiane pak pas kryerjes së krimit, rrugës teksa kthehej në shtëpi.
Sipas mediave italiane, Hane Gjelaj punonte si infermiere në një azil.
Kolegët e kanë përshkuar atë si nënën e përkushtuar të tre fëmijëve adoleshentë, që herë pas here shfaqte shqetësimin për xhelozinë e të shoqit. / Gazmira Ndoja