E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, arrestohet dhe lirohet drejtori i Ujësjellësit: Më thanë mos shko në zyrë se të arrestojmë prapë

Arrestohet dhe lirohet drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Kavajë. Burime për Shekullin bëjnë të ditur se kreu i Ujësjellësit të Kavajës, Gentian Daja, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat RENEA.

Rreth dy orë më pas, ai është liruar përsëri. Pas lirimit, Daja ka deklaruar se i është bë rë presion për të mos e vazhduar punën në postin ku është emëruar.

“Më thanë mos shko më në zyrë se të arrestojmë përsëri”, është shprehur ai, duke falenderuar qytetarët që ishin mbledhur para komisariatit pë të kundërshtuar arrestimin e tij.

Juristi 35-vjeçar është emëruar në krye të Ndërmarrjes së Ujësjellësit një javë më parë.

Ndërkohë, policia nuk jep asnjë sqarim në lidhje me arrestimin.

Konflikti

Ndërrimi i Drejtorit të Ujësjellësit në Kavajë një javë më parë është shoqëruar me tension mes te majtëve e të djathtëve. Madje drejtori i komanduar nga demokratët, Elidon Plaku, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se po i dhunohet zyra.

Pas mëse një ore e gjysmë debatesh, Plaku ka liruar zyrën për Gentjan Dajën, te zgjedhurin nga këshilli i ri mbikëqyrës i ndërmarrjes së ujësjellësit, që dominohet nga te majtët. Por ish-drejtori ka kërcënuar me një tjetër padi penale.

Ndërmarrja e ujësjellësit të Kavajës ka si aksionere shtatë njësi vendore, ku të majtët pas zgjedhjeve të fundit kanë shumicën me 64%. / Mark Brunga

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›