Pronësia, gratë: Nëse nuk zgjidhet deri në mesditë, do hidhemi nga tarraca
Vijon protesta e 7 grave për pronësinë e aparatementeve në një pallat të ri te Unaza e Re. Burime për Shekullin bëjnë të ditur se ato kanë kërcënuar se nëse gjithçka nuk do të zgjidhet para mesditë, do të hidhen dorë për dore nga tarraca e pallatit.
7 gratë, familjet e të cilave kanë dhënë truallin e shtëpive të tyre në këmbim të apartamenteve në një pallat të rivazhdojnë të protestojnë për të dytën ditë.
Mësohet se ditën e djeshme, pronari i pallatit në ndërtim u ka ofruar atyre 12 për qind të banesave, por gratë kërkojnë respektimin e marrëveshjes së bërë para se të jepnin truallin e shtëpive të tyre.
Ndërkohë, familjarët e tyre kanë kërkuar ndërhyrjen e organeve të shtetit për zgjidhur konfliktin mes tyre dhe pronarit të firmës ndërtuese. / Xhek Preçetaj