E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptari vret ish- gruan dhe të dashurin e saj

Një vrasje e dyfishtë është shënuar këtë pasdite në L’Aquila të Italisë.
Vrasësi ka qëlluar me pistoletë ish- gruan e tij dhe të dashurin e saj e më pas është dorëzuar në polici. Krimi i pasionit ka për protagonistë shqiptarët.

Burhan Kapllani, 48 vjeç, ka hyrë në parkingun e një qendre tregtare. Aty gjendej ish- gruaja e tij me të dashurin.
Sapo Orjeta Boshti, 35 vjeç, ka hyrë në makinën Opel Zafira me të dashurin e saj, Shpëtim Hana, vrasësi është afruar dhe ka qëlluar mbi të dy.

Gruaja ka vdekur pas një plumbi të marrë pranë veshit. I dashuri i saj ka tentuar të largohet, por nuk ia ka dalë.
Mendohet se fillimisht Burhan Kapllani ka tentuar të largohet, por më pas ka ndërruar mendje dhe është dorëzuar në polici.
Ai kishte katër fëmijë me viktimën. Mendohet se krimi ka qenë pasional, pasi vrasësi ishte në gjendje të mirë ekonomike.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›