E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla multietnike

Në shkollën fillore “Mustafa Bakija” të Gjakovës, brenda nëpër klasa nxënës shqiptarë, romë, ashkali, e egjiptas, e të gjithë së bashku po merren me detyrat e tyre.

Këto pamje janë diçka tjetër nga ajo që pati parë, Klan Kosova dy vjet më parë, e që së fundi i riaktualizoi Qendra Evropiane për çështjet e minoriteteve e cila ngriti padi ndaj Drejtorisë e Arsimit në Gjakovë për diskriminin dhe ndarje të nxënësve nëpër klasa në bazë të etnisë.

E ky akt i ka çuditur udhëheqësit e shkollës të cilët këmbëngulin se këtu kurrë nuk pati klasë etnikisht të pastra

“Shkolla jonë gjindet afër atyre vendeve ku kryesisht banojnë minoritetet” ka thënë Hysni Zeka, zëv.drejtor në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në Gjakovë.

Në shkollë thonë se secila klasë ka nxënës nga të gjitha komunitetet, por ka edhe prej atyre klasave ku krijohet bindja se mësojnë vetëm fëmijët nga komuniteti RAE pasi që fëmijët shqiptar të caktuar në to zakonisht mungojnë. 
Ndërsa edhe nxënësit thonë se nuk po vërejnë diskriminime

E nga ana tjetër Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj thotë se dikur pati tentime të krijohen klasa etnikisht të pastra por se ai nuk e lejoi një gjë të tillë

“Ne dëshmojmë me argumente se nuk kemi klasë etnikisht të pastërta por janë të përziera,asnjëherë Komuna e Gjakovës nuk do të bëjë një diskriminim të tillë” ka thënë Pal Lekaj, kryetar i Komunës së Gjakovës.

Lekaj, bile paralajmëron kundërpërgjigje të njëjtë ndaj paditësve. Kurse në Drejtorinë gjakovare të arsimit për t’i zhdukur të gjitha dyshimet, thonë se nga qershori, do ta nisin një projekt për integrim në të gjitha shkollat./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›