E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk largohet KFOR-i nga Kosova

Këta ushtarak e kanë barrë sigurinë e gjithë botës. Me gjithë këtë ngarkesë që e kanë ata e kishin në mendje edhe Kosovën. Por, kësaj radhe Komiteti Ushtarak i NATO-s nuk u brengos për misionin që ka në shtetin e ri evropian.

“Sa i përket Kosovës kemi arsye të jemi optimist. Në dialogun në mes Prishtinës e Beogradit është arritur progres i prekshëm, sikurse edhe me implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve” ka thënë Knud Bartels, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, transmeton KlanKosova.

Ndërkohë, në brezin kufitar me Kosovën, Serbia ka shtuar trupat ushtarake pas ngritjes së tensioneve rreth lapidarit të UCPMB-së në Preshevë. Por, kjo nuk u përmend në mbledhjen e gjeneralëve të NATO-s. Ata thonë se kanë raporte të mira me fqinjin veriore të Kosovës.

“Kemi raporte profesionale të cilat bazohen në marrëveshjen tekniko ushtarake të vitit 1999. Në raportet që marr nga KFOR-i dhe armata serbe thuhet se bashkëpunimi është shumë i mirë” ka thënë Bartles.
Komiteti Ushtarak i Aleancës Veri-atlantike përsërit përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur situatën e qetë dhe të sigurt në Kosovë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›